Home / Lajme / Gomonia 10 metra plot me “mall”, vihen në pranga dy shtetas

Gomonia 10 metra plot me “mall”, vihen në pranga dy shtetas

Operacioni “Vjosa” vë në pranga autorët e dyshuar të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Falë punës hetimore intensive e të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit,  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me  Prokurorinë për  Krime të Rënda dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Lezhë e Elbasan, u bë e mundur zbardhja e tentativës për trafik ndërkombëtar të një sasie të konsiderueshme lënde narkotike.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. A., 39 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç.

Nga tërësia e  hetimeve të kryera nga grupi hetimor dyshohet  se këta shtetas janë  poseduesit e lëndës narkotike që do trafikohej më datën 22 janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF-në

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal.

Facebook Comments

About Albasoul

Check Also

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetari i njohur

Ndahet nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, gazetari dhe botuesi i njohur …