Home / Lajme / Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetari i njohur

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetari i njohur

Ndahet nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, gazetari dhe botuesi i njohur i gazetës “ProtoThema”, Themos Anastasiadis.

Ai ndërroi jetë në moshën 61-vjeçare, pasi prej 1 viti e gjysmë ishte në luftë me kancerin.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga gazeta e njohur greke, e cila shkruan përmes një postimi vlerat që solli Anastasiadis për gazetarinë.

“Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punën kërkuese, miqësinë dhe solidaritetin e tij, duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media. Me largimin e tij, gazeta dhe gjithë stafi do të humbasin shumë, por edhe më shumë do të humbasë familja e tij e dashur. Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do të vdesë”, shkruan gazeta “ProtoThema”.

Facebook Comments

About Albasoul

Check Also

Kryetari i PS-së shtyp qytetarin, Policia zbeh ngjarjen

Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd, ndërsa një person ka mbetur …