Home / Lajme / Kryetari i PS-së shtyp qytetarin, Policia zbeh ngjarjen

Kryetari i PS-së shtyp qytetarin, Policia zbeh ngjarjen

Mbrëmjen e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, të paktën sipas raportimit të policisë për ngjarjen.

Drejtuesi i mjetit bëjnë me dije se ka qenë Haxhi Çollaku, kryetar i PS-së në Përrenjas, dhe njëherësh ish-kryetar komune.

Ndërkohë të njëjtat burime pohojnë se gjendja e të aksidentuarit ka qenë e rëndë dhe ai është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për të marrë ndihmën e mjekëve, ndërsa më tej nuk dihet fati i  tij.

Ajo që përbën çudi është fakti se në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se plagosja e këmbësorit ka qenë e lehtë. Ish-kryeministri Berisha shkon edhe më tej në denoncimin e tij, ndërsa thotë se personi i plagosur ka ndërruar jetë, dhe ngjarja po fshihet.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Në aksin  rrugor Prrenjas – Librazhd , një mjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar  një këmbesor, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi H.Ç,  u shoqërua në Komisaritain e Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Denoncimi i Berishës:

Po te shtypen drejtuesit e organizates kriminale Rilindja ne pushtet, fajin e ke vet!

Kryetari i Partise kanabiste te Prenjasit, Haxhi Çollaku shtyp per vdekje qytetarin.

Narkopolicia dhe partia deklarojne:

Fajin e ka viktima!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pshd doktor krytari partise socalishte prrenjas ka vrare me makine ai eshte haxhi collaku tani ja lene vajte viktime cfare behte keshtu oo doktore zoti te rruajte

Eshte per kandidate per kryatre bashkia bene fushate per vete

Jooo para pak min ka pere akisdenti ky tip ku polica edhe media edi ja vene fajte viktimes

Facebook Comments

About Albasoul

Check Also

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetari i njohur

Ndahet nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, gazetari dhe botuesi i njohur …