Home / TeCH / Kosovari që Suedia po e quan ‘Steve Jobs 2’ (Foto)

Kosovari që Suedia po e quan ‘Steve Jobs 2’ (Foto)

0%

User Rating: 4.5 ( 1 votes)

Shqiptari Dardan Berisha ka trimfuar në eventin ‘Open hack-coding for humanity’ i cili është organizuar në Malmo të Suedisë për tejkalimin e krizave të botës në bazë të ideve teknologjike. Ky organizim është bërë nga kompania e njohur teknologjike IBM.

Ai dhe tre bashkëpunëtorët e tij Carl Ohlsson (Suedez), Fatin Masa-e dhe Hazlami Hayeedorloh (Tailandez) janë paraqitur si grup me emrin ‘Dea- Design’ web faqe kjo e krijuar dhe udhëhequr nga vetë Dardani dhe kanë fituar kategorinë ‘Best visual experience’, në mesin e shumë kandidatëve të tjerë nga Suedia dhe Danimarka, transmeton lajmi.net.

Ideja e tyre ka qenë që nëpërmjet një webi të jenë njerëzit të informuar me atë se çfarë po i brengosë ata si qytetarë. Do të thotë nëse në një shooping center, rreth ndërtesave të mëdha, apo rrugëve kryesore të ndonjërit prej qyteteve të botës përmendet diçka nga dikush prezent aty, automatikisht nëpërmjet zërit të tyre dhe të asaj çfarë kanë thënë aktivizohet në ekranet e atij vendi dhe shfaqen lajmet për atë problematikë. Kjo do të bëhet nëpërmjet projektorëve.

Shembull : Nëse flasin për krizën në ndonjë shtet, të gjitha informacionet, statisikat më të rëndësishme do të shfaqen drejperdrejt në mure.

Ata kanë pasur 48 orë kohë deri në prezantimin e kësaj ideje, derisa gjatë gjithë kohës kanë qenë të vëzhguar nga kamerat.

Sa i përket kësaj përvoje, Berisha për lajmi.net ka thënë:

“Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë dhe e mirë për mua. Ka pas njerëz nga Suedia dhe Danimarka me të cilët kemi kalu shumë mirë. Ka qenë një eksperiencë ndryshe për mua, ku të gjithë jemi mbledh me ndryshu diçka në botë nëpërmjet teknologjisë. Gjithashtu pos shoqërisë së shkëlqyer kemi pas ushqimin e pagua, pra mengjesin, Red Bullat (haha)”, ka treguar ai.

Kujtojmë që Dardan Berisha është shqiptar nga Kosova i cili zhvillimin e tij sa i përket teknologjisë e ka filluar shumë herët, ndërsa web-faqen e parë ‘Dea-Design’, web në të cilin orjentohen kompani të ndryshme për krijimin e një faqeje për ta, e ka krijuar qysh në moshën 16 vjeçare, e që tani vazhdon të punoj pandërprerë.

Ai aktualisht po studion në Universitetin ‘Kristianstad’ në Suedi ndërsa jeton dhe vepron në Eslöv, gjithashtu për lajmi.net ka treguar se nuk e ka ndërmend të ndalet, fillimisht duke punuar për këtë ide me të cilen pritet të arrijë shumë suksese.

“Aktualisht jemi duke vazhduar që ta kthejmë në realitet idenë tonë. Momentalisht po mirrem me firmën time dhe po studioj, ndërsa ëndrra ime mbetet ta rris firmën çdo herë me zhvillime të reja”, tha ai.

Duhet përmendur që ideatorët e këtij projekti po u qëndojnë në ndihmë grupit ‘Dea-Design’ deri në realizimin e qëllimit, derisa nëse ka sukses mbështetjen do ta kenë për krijimin e një firme të re si 4-she duke iu ofruar edhe kapital.

Atë madje mediat suedeze e kanë quajtur “Steve Jobs 2 “./lajmi.net.

Facebook Comments

About Albasoul