Cfare ka te re?
Albasoul.Al - Shpirti I Shqipetarit Eshte Shqiptaria!!

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Albasoul.al!

Kuriozitete

Bisha

Moderator
Staff member
#1
Werner Heisenberg kujton një bisedë miqësore midis pjesëmarrësve te Konferencës Solvay në 1927 lidhur me pikëpamjet fetare të Ajnshtajnit dhe Plankut. Pjesëmarrës ishin dhe Wolfgang Pauli, Heisenberg dhe Dirac. Gjatë bisedës Dirak tha: "Unë s'e kuptoj pse jemi duke diskutuar fenë. Nëse duam të jemi të sinqertë - dhe si shkencëtarë ne sinqeritetin e kemi detyrë precize - ne s'mund të bëjmë gjë tjetër përveçse të pranojmë se çdo lloj feje është një grumbull falsitetesh, pa themele reale. Edhe vetë ideja e një Zoti është produkt i imagjinatës njerëzore. Unë nuk e njoh asnjë mit fetar, më e pakta për arsye se kontradiktojnë njëri tjetrin." Pauli me shaka i tha: "Epo, duhet thënë se miku ynë Dirak e ka një fe dhe Komendamenti i Parë i saj është : Zoti nuk ekziston dhe Pol Dirak është profeti i kësaj feje."
Physics and Beyond: Encounters and Conversations. New York: Harper & Row. ISBN 0-06-131622-9.
 

Top