You cannot copy content of this page

KQZ sqaron mospërputhjen e shifrave të pjesëmarrjes

KQZ sqaron mospërputhjen e shifrave të pjesëmarrjes

Ne përgjigje të akuzave të opozitës Komisioni Qendror i Zgjedhje ka sqaruar përse të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit gjatë asaj ditë nuk përputhen me të dhënat zyrtare dhe përfundimtare të bërë publike në datën 1 Korrik.

Në sqarimin e gjatë publik thuhet se nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë institucion të bejë publik ditën që zhvillohen zgjedhjet informacionet për pjesëmarrjen, por kjo është bërë traditë në 3 proceset zgjedhore për hir të trasparencës. Mospërputhja sipas këtij institucioni vjen se të dhënat janë paraprake dhe merren me telefon nga sekretarët e qendrave të votimit që ia përcjellin KZAZ e këto të fundit njoftojnë paraprakisht po me telefon mbi shifrat e pjesëmarrjes. Për shkaqe objektive që lidhen me ngarkesën që kanë sekretarët e QV, apo qoftë neglizhenca në disa raste, argumenton KQZ nuk mund të pretendohet të ketë saktësi maksimale.

Edhe pas orës 19:00 kur mbyllen këto qendra dhe bëhet raportimi i fundit përsëri të dhënat janë paraprake pasi ende nuk është bërë shqyrtimi i dokumentacionit ku janë të dhënat mbi pjesëmarrjen.

Në sqarimin e saj KQZ sjell si shembuj të dhënat paraprake të publikuara gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit në 2017. Për të gjitha këto arsye argumentohet nga ky institucion se në zgjedhjet e datës 30 Qershor, sikundër edhe në proceset zgjedhore të mëparshme, publikimi i informacionit nga KQZ për pjesëmarrje në votime gjatë ditës së zgjedhjeve, ka referuar të dhëna të cilat nuk mundet të konsiderohen të dhëna zyrtare përfundimtare për pjesëmarrjen në votime, dhe nuk janë përputhur me të dhënat zyrtare që  disponohen vetëm nga dokumentacioni zyrtar zgjedhor: procesverbalet e plotësuara nga KQV pas mbylljes së votimit.

Comments

comments

Erald

Behu pjes e lajmit , dergoni video , foto, poezi ,cenime ,probleme ,histori... ne i publikojme ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *