You cannot copy content of this page

I kyca te gjitha!

I kyca te gjitha!

Ne nje senduk te vjeter ,dru i teri,
pikturuar me lule e zemra,paj e nenes time,
vendosa te mbledh te gjitha mendimet ,
qe me mbanin zgjuar neteve te dimrit.
te thenat e te pa thenat,lengime e lot shpirti
lutje qe i drejtoheshin Zotit ,
e qe smora kurre pergjigje!
Vuajtje, mundime, deshira te mbetura piktur ne ajer,
durimin qe sa shpesh e kam humbur,
pa gjetur rruge zgjidhje.
Nete te trishta me lote ,
qe qullnin jastekun deri ne mengjes,
buzeqeshje te ngrira ,
vdekje e ngjallje qe me benin te ndihesha bosh…
klithma pa ze qe ulerinin brenda shpirtit te burgosur, 
lote te ngrira mbi faqe ,dhimbje deri ne palce …
i mbylla brenda duke i ngjeshur nje e nga nje,
per te mos dal me nga senduku,
paje e nenes time…
relik e koheve te vjetra.
kushedi sa paja nusesh kishte mbajtur brenda,
tashme jo me….loton edhe vet senduku!
E kyca me dryne, jo me nje, po me dy…
asgje te mos dal qe aty,
dhe mendjes i thira …boll me ,jeta iku shkoj…
po me afrohet vdekja,dua te gezoj!
Lotet i ktheva ne buzeqeshje ,
i thash vetes,mos harro
qe te mos i perseritesh.
Psheretimat e dhimbjet e shpirtit ,
shqetesimet e nje jete bosh ,
ju dhash bileten e pa kthimit ,
ne rrugetimin e kotesise ,per te mos i takuar kurre,
me avjonin e linjes qe sot u nis bosh
per te mos u kthyer me!

8 7 2019.Shqiponja Panajoti.

Comments

comments

Erald

Behu pjes e lajmit , dergoni video , foto, poezi ,cenime ,probleme ,histori... ne i publikojme ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *