Cfare ka te re?
Albasoul.Al - Shpirti I Shqipetarit Eshte Shqiptaria!!

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Albasoul.al!

Drejtshkrimi i gjuhës shqipe.

Bisha

Moderator
Staff member
#1
Herë pas herë do të shkruaj rregulla përsa i përket drejtshkrimit të fjalëve në gjuhën shqipe ,
ftoj të gjithë anëtaret me dëshiren tuaj ,
të bëheni pjese me përzgjedhjet e juaja.
Propozoj që të sillen edhe foto me fjalë të shkruajtur në mënyre të gabuar mund te jenë nga institucionet , rrugët , gazetat , rrjetet sociale , gazetat që të kemi mundësine të bashkëveprojmë me njeri tjetrin.

Librat të cilat i referohem janë ;
Gramatika e Gjuhës Shqipe 1 Morforlogjia.
Gramatika e Gjuhës Shqipe 2 Sintaksa.
Drejtëshkrimi i gjuhës shqipe.
Gjithashtu edhe hulumtime nga sitet e njohura në internet.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
PARIME TË PËRG'ITHSHME.
1. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqip'e është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit te gjuhës sonii letrare, e cila mbështetet gjerë- sisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazén e trajtave tê përbashkëta që janë përvetësuar e përvetôbohen prej saj.
2. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu sic shqiptohen n,ë ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka nië lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjês dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë prërdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një tidhjeje sa më të ngushtë mi,dis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimile letrar ka variante tê lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbëbhtetet tek ajo trajtè që është më 36 Parime tê përgjithshme e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik té shqipes letrare.
3. Krahas parimit fonetik, drejtshkrimi i një- suar i shqipes mbështetet gjerësisht edhe në parimin morfologjik, i cili kërkon që fjalët dhe pjesët e tyre përbërë,se të sistemit trajtëformues e fjalëformues të shkruhen njësoj, pavarësisht nga ndryshimet tingullore tê shkaktuara prej ligjeve fone'tike që veprojnë sot në gjuhën tonë. Parimi morfologjik zbatohet kryesisht në ato raste, kur zbatimi i veçuar i parimit fonetik do të çont'e në errësimin a në prishjen e strukturës morfoiogjike e fjalëformuese të fjalëve; ai ndihmon késhtu për ta ruajtur sa më të qartë nê shkrim këtë strukturë, si edhe njësinë e trajtave. Duke pasur si bazë analogjitë morfologjike, parimi morfologjik lejo,n rrafshimin e thjeshtimin sa më të madh të rregullave drejtshkrimore të shqipes dhe ndihmon që këto rregulla të pasqvrojnë në më'nyrë sa më organike zhvillimin e bashkëlidhur të strukturës fon'etike, morfologjike e fjalëformuese të gjuhës sonë letrare kombëtare.
4. Gërshetimi i parimit fonetik me parimin morfologjik në drejtshkrimin e shqipes plotësohet edhe nga zbatirni i disa parimeve të tjera, sic janë parimi leksikor-kuptimor, ai historik-tradicional etj. Fushat e zbatimit të këtyre parimeve 'ianë më të ngushta dhe përfshijnë anë të veçanta të drejtshkrimit.
5. Drejtshkrimi i njësuar i gjuhês shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e nië gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtej.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
 

Bisha

Moderator
Staff member
#2
(me) dhemb , dhembje apo dhëmbje, dhëmb?

Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjaët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbêra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit prandaj përfundimisht shkruhet:

(më) dhemb , dhembje
 

Top