Cfare ka te re?
Albasoul.Al - Shpirti I Shqipetarit Eshte Shqiptaria!!

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Albasoul.al!

Mbreti Zog i I

Albasoul

Well-known member
Staff member
#1
Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 289

kandidatë independentë në disa
prefektura si Korça. Me shum përpjekje ata
sigurojshin disa vota por, me sa di vet,
asnjiherë nuk u zgjodhë nji deputet inde-
pendent. Kabineti emnoheJ' nga kryetari i
shtetit dhe votbesimin e parlamentit e
kishte të siguruem derisa gëzonte besimin
e Mbretit.

Projekt ligjet hartoheshin nga Këshilli i
Shtetit, nji prej enteve ma të vlefshme të
Monarkis. Në periudhën e tij ma pjellore,
Këshilli i Shtetit kryesohej nga Mehdi
Frashëri. Me iniciativën e tij, Shqipnija u
pajisë me nji varg kodesh ligjuere, adaptue
nga legjislacioni ma i përparuem i
perëndimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi
Tregetar dhe Keshilli Kontrollues janë disa
nga veprat ma të çmueshme të periudës së
pamvarësis. Barazija e grues me burrin,
përdorimi i operacioneve bankare në
tregëtin e mbrendëshme dhe sidomos të
jashtme, sistemi metrik për matje dhe
peshim, etj., janë hapat drejt oksidentalizimi
të Shqipnis qi erdhën si pasoje e vuemjes ne
zbatim të këtyne ligjeve.

Projektligjet e pregatituna nga Këshilli e
Shtetit i parashtroheshin parlamentit për
aprovim. Ky nuk ishte nji formalitet i
zbrazët, mbasi projektligjet studjoheshin
me kujdes në Komisionet e posaçme, të
përbamë nga deputetë të specializuem.
Ata banin shum ndryshime për të
përmirësue ligjet në aspektin e tyne teknik.
Ligjet e votuem nga parlamenti
dekretoheshin nga Mbreti dhe firmoheshin
nga ministri i ngarkuem me zbatimin e tyne
Në verën e vitit 1930, Mbreti Zog shkoj
në Vjenë për me u shërue nga stomaku. Nji
natë, tue dalë nga Opera, Mbreti i
shoqnuem nga ministri i oborrit Ekrem
Libohova, dhe Adjutanti Major Llesh
Topallaj u atakue nga dy oficera shqiptar
në mërgim: Aziz Çami dhe Ndoc Gjeloshi.
Mbreti nuk pesoi gja, kurse Llesh Topallaj
mbet i vramë dhe Ekrem Libohova u
plagosë në kambën. Autorët e atentatit
duelen përpara gjykatores së Vjenës, e cila
i dënoi me pak vjet burgim. Gjyqi u përdor
nga regjimi qi mbretnonte në Shqipni. Në
Vjenë asi kohe dominonte emigracioni
politik për të denonsue regjimin
autokratik. Socializmi dhe shprehja
«monarki absolute» ishin nji gogol në syt e
gjykatësve austriak.
Giatë mungesës së Mbretit, Musa Juka
kishte zbulue nji komplot «për të përmbysë
regjimin me anë të violencës». Nji tok
njerës në mes të Shqiptarve me mendime
liberale u arrestuen dhe u nxuerrën
përpara Gjyqit Politik. Duel në shesh se
ata ishin mbledhë, mësheftazi natyrisht,
për të bisedue mënyrën e veprimit në rast
se i ndodhte gja Mbretit. Por ata u gjykuen
për veprimtari subversive në bazë të Ligjit
për Mbrojtjen e Shtetit, dhe u dënuen me
burgim përjetë ose për shumë vjet.
Në verën e vitit 1935 ndodhi diçka ma
serioze. Në qytetin e vogël Fier të Myzeqes
komandanti i gjindarmëris, Musa Kraja,
ngriti flamurin e kryengritjes. Ai urdhnoi
arrestimin e përfaqësuesve të autoritetit
qendruer dhe proklamoi vehten shef të
revolucionit kundër Monarkis. Pikërisht në
at kohë adjudanti i Mbretit, Gjenerali
Gilardi, prej origjine austriake, kaloi me
automobil nga Fieri, pa ditë asgja mbi çka
ishte tue ndodhë. Ndjekësit e Musa Krajës
kujtuen se ishte dërgue nga qeverija për me
shtypë kryengritien dhe e vranë mbrenda
në veturë. Ky ishte i pari gjak qi u derdhë
at ditë. Musa Kraja shpresonte se gjesti i tij
do të shënonte plasjen e revolucionit në
mbarë Shqipnin. Por kjo nuk u vërtetue
dhe lëvizja e Fierit u shtypë shum shpejt
nga forcat qeveritare. Si gjithmonë,
 

Top